Fillimi

Vaj Ulliri Subashi

Vaj Ulliri Subashi është një ndër kompanitë më të mëdha në vend për përpunimin e vajit të ullirit. Jemi prodhues të vajit të ullirit ekstra të virgjër dhe të virgjër.

Ullishtet tona ndodhen në Marikaj, Tiranë, në një territor të njohur që në lashtësi për rritjen e ullinjve disa qindravjeçar. Varieteti kryesor është ulliri kalinjot, një ulli me vlera të mëdha ushqimore e anti kancerogjene.

Vaj Ulliri”Subashi” prodhon edhe vaj ulliri me erëza të kombinuar me bimë medicinale dhe aromatike, si dhe produkte kozmetike me bazë vajin e ullirit. 

Vaji i ullirit Subashi, është nderuar me “Vulen e Cilësisë” 2014 nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Gjithashtu jemi vlerësuar me një sërë çmimesh në panairet dhe konkurset kombëtare të vajit të ullirit në vend.

…..Tek ne do të gjeni shije dhe cilësi për tryezat tuaja..

…. Ju mirëpresim në dyqanet tona!