Produktet tona

Fabrika e vajit të Ullirit “Subashi” prodhon vaj ulliri ekstra te virgjër me variete te ndryshme.

Aktualisht nxjerrim në treg keto produkte:

 

 

      1. Vaj ekstra të virgjer, ku aciditeti shkon nga 0.8 %

Janë katër mënyra prodhimi dhe për rrjedhojë 4 produkte vaji ekstra të virgjer që ne i tregtojmë në dyqanet tona. Çmimi: 800 -1100 leke (ne varësi të maturimit të frutit)

10421580_923267261033401_374822065753631504_n

Vaj ulliri ekstra i virgjer

Për një vaj të mirë ekstra të virgjër:

-Ullinj të freskët.

–  Përpunim në temperatura të ulëta dhe material inox

– Ruajtje në inox dhe temperatura të ulëta

 

 

 

1236313_731367560223373_1394809702_n

Produkte kozmetike

        Produkte kozmetike

Vaji i ullirit ka vlera të jashtëzakonshme për lëkurën e njeriut dhe për flokët. falë kombinimit me bime medicinale që i rrisim në kopshtet tona, kemi mundur të prodhojme e nxjerrim ne treg vaj ulliri enkas për industrine kozmetike, të cilat kanë dhënë efekte te jashtezakonshme. Keto produkte mund te blihen ne dyqanet tona, ku ne i servirim edhe si produkt për konsumatorin, por edhe si model dhuratë, te shoqëruar dhe me paketimin e nevojshëm për raste të tilla. (Çmimet për këto produkte fillojnë nga 350 leke, në varësi të sasisë dhe tipit të produktit)

 

 

942988_663090737051056_1312732028_n

Vaj me erëza

 Ekzaltim të shjeve në pjata ose vaj me erëza

Ne kemi gjetur kombinime të mrekullueshme të vajit të ullirit me bimët medicinale dhe aromatike. Nje dafinë, një degë sherebele etj, të thara me kujdes dhe te futura në shishet e vajit të ullirit, krijojnë një produkt të veçantë e aromatizues për gatimet tuaja. Aroma ndihet sapo ju keni gatuar me këto produkte ekzaltuese, të cilat ne i ofrojmë ne paketime qelqi mjaft fine dhe te bukura.

(Çmimet fillojne nga 500 l në varësi të sasisë dhe kostos së paketimit të produktit)