Vaji Subashi mori pjesë në panairin Blej Shqip, Prishtinë

Nën organizimin e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë u zhvillua ne 27-29 Nentor 2014, panairi “Blej Shqip”. Në të moren pjese rreth 100 kompani shqiptare nga Republika e Kosovës, e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Edhe Kompania Vaj Ulliri Subashi mori pjese ne kete panair, duke patur dhe stenden e vet per te prezantuar produktet e saj shqiptare. Iniciativa Blej Shqip u konkretizua nga ide në projekt në pranverën e vitit 2010. E iniciuar në atë kohë nga Rrjeti i organizatave shqiptare (RrOSH) projekti ‘Blej Shqip’ synonte të nxiste konsumatorët shqiptarë të blejnë produkte dhe shërbime shqiptare. Për gati çdo vit “Blej Shqip” ka organizuar në Tiranë e Prishtinë panaire e aktivitete që kishin për qëllimin lidhjen shkëmbimin dhe promovimin e prodhimeve dhe shërbimeve shqiptare. Por kjo ishte hera e pare qe aktiviteti u zhvillua ne Prishtine. Kompania Subashi arriti qe te shese me sukses mjaft produkte te saj ne kete panair. voskopoje11